Egjipti lejon palestinezët të hyjnë pa viza

0
46

Autoritetet e Egjiptit që në orët e hershme të ditës së sotme, i kanë lejuar qytetarët palestinezë të hyjnë në territorin egjiptian pa pasur nevojë për viza, si dhe kanë anuluar të gjithë urdhëresat për largimin e palestinezëve për në Gazza.

Pas këtij vendimi, u bëhet e mundur palestinezëve të lëvizin krejtësisht të lirë mes dy vendeve. Ky vendim përfshin si palestinezët e Gazzës, ashtu dhe të Bregut Perëndimor dhe Kudsit.
Burime të sigurisë në aeroporte dhe dogana, kanë bërë me dije se kanë marrë urdhër që të lejojnë palestinezët e çdo moshe të kalojnë kufirin pa pasur nevojë për viza.
Vlen të thuhet se kjo është hera e parë që një vendim i tillë zbatohet për popullatën palestineze. /ardhmeriaonline/kohaislame