EGJIPT, USHTRIA ARRESTON 300 PERSONA PAS DHUNËS NË KAJRO

0
41

Ushtria egjiptiane arrestoi dje 300 persona pas përplasjeve të përgjakshme mes manifestuesve dhe ushtarëve në Ministrinë e Mbrojtjes në Kajro dhe dekretoi gjendjen e jashtëzakonshme në këtë lagje, sipas burimeve ushtarake.

Nëntë gazetarë ndodhen mes të ndaluarve, sipas një burimi ushtarak. Një zyrtar i shërbimeve të sigurisë e konfirmoi këtë shifër dhe shtoi se mund të bëheshin edhe arrestime të tjera.

Prokuroria ushtarake njoftoi se 300 persona do të mbahen të ndaluar për 15 ditë në pritje të rezultateve të hetimit, për përplasjet që kanë përfshirë dje lagjen Abasija duke shkaktuar dy të vdekur dhe 300 të plagosur./trt