E dinin të vdekur, zgjohet gjatë funeralit

0
54

Ata ishin duke organizuar varrimin e tij, por njeriu që e dinin në fakt të vdekur, u zgjua dhe ceremonia e tij mortore u shndërrua në një festë të madhe.

Ngjarja e pazakontë, ka ndodhur në Egjipt.

Ka qenë, një kamerier 28-vjeçar me emrin Hamdi Hafez al-Nubi, nga fshati Al-Naga SimMan në provincën jugore të Luxoriy, i cili pati një infarkt në punë dhe u shpall i vdekur.

Të pranishmit në vendin e ngjarjes, e çuan atë në shtëpi dhe sipas traditës islame, ia lanë trupin, duke e përgatitur atë për varrim.

Në disa pika, megjithatë, mjeku e quajti të dyshimtë nënshkrimin shpejt e shpejt të çertifikatëës së vdekjes së tij, për shkak se trupi vazhdonte të ishte i ngrohtë.

E ndërsa tentonin ta fusnin në arkivol, ai ka kapsallitur sytë…

Të ëmës, i ka rënë direkt të fikët, ndërsa të tjerët, kanë brohoritur nga gëzimi./koha/kohaislame