E bëri një punë të mirë dhe fitoi Xhenetin!

0
246

Shikoni se çka ndodh në këtë botë!

Kjo ka ndodhur në Betejën e Uhudit. Nga njëra anë ishte ushtria e Pejgamberit (savs), kurse nga ana tjetër, jobesimtarët të cilët dëshironin ta shuajnë dritën e Allahut. Në një moment erdhi një person me mburojë hekuri në kokë dhe shkoi drejt te Resulullahu (savs):

– O i Dërguari i Allahut, a të filloj menjëherë të luftoj e pastaj të bëhem musliman apo së pari ta deklaroj besimin e më pas të shkoj në betejë?

Pejgamberi (savs), i tha: – Së pari bëju musliman, e pastaj shko në betejë!

Dhe ky person menjëherë para Pejgamberit (savs) e shqiptoi Shehadetin dhe u bë musliman. Pastaj e nxori shpatën, eci deri te fushëbeteja dhe u fut në betejë.

U zhvillua një betejë shumë e vështirë …

Ai përparoi duke i mposhtur armiqtë një nga një. Mirëpo, pas një kohe të shkurtër e mori një goditje vdekjeprurëse dhe u bë shehid.

Kur mësoi për këtë, Pejgamberi (savs), tha: – Ai bëri pak, por fitoi shumë!

Një ditë, Ebu Hurejre (r.a.) u tha sahabëve të tjerë:

– O njerëz bujarë! Ejani, më thoni kush është një person i cili kurrë nuk ka falur namaz, i cili nuk ka agjëruar asnjë ditë, i cili asnjë kurush nuk ka dhënë zekat, por që ka hyrë në xhenet! Të gjithë heshtën me habi.

Atëherë Ebu Hurejre (r.a.), duke qeshur tha: – Ai person është Amër ibn Thabit!

Po, Amri e deklaroi besimin dhe pa kaluar shumë kohë u bë shehid. Me këtë ai e ka fituar xhenetin, pa ra balli i tij asnjë herë në sexhde.

Pershtati: Miftar Ajdini