6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Drogë e armë, arrestohen dy shqiptarë në Romë pas ndjekjes nga policia

Më të lexuarat

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia e Romës, pasi janë kapur me armë, drogë e dokumente fals. Arrestimi është bërë në periferi të kryeqytetit italian, në rrugën Baralli, ku dy shqiptarët braktisën makinën dhe u larguan menjëherë pasi panë policinë.

Të ndaluar pas një ndjekje të shkurtër, kontrolli u zbuloi dokumentet false, 2.7 gramë hashash, 4.32 gramë marijuanë e 6 gramë kokainë. Kontrolli në banesën e njërit prej tyre zbuloi një pistoletë Beretta kalibër 9, model 84 F, një pushkë gjahu Beretta kalibër 12, model S55B, si dhe municionin përkatës për të dyja. Armët rezultonin të vjedhura në dy episode të ndryshëm pak muaj më parë.

Të arrestuarit do të përballen me akuzat e zotërimit të drogës, mbajtjen e paligjshme të armëve dhe mbajtjen e dokumenteve fals.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit