DO NA NJOHIN DISA SHTETE TË AMERIKËS LATINE?

0
38

Kosova pret që së shpejti të njihet nga disa shtete të Amerikës Latine, Amerikës Qendrore, si dhe vende të botës arabe. Kreu i diplomacisë, Enver Hoxhaj ka ndërmarrë një fushatë lobuese për rritjen e numrit të njohjeve të vendit. Hoxhaj ka zhvilluar një sërë takimesh me krerë të vendeve të Amerikës Latine që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Artan Behrami, këshilltar i ministrit Hoxhaj, ka konfirmuar se vizita disaditëshe ka pasur për qëllim rritjen e numrit të shteteve që e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Ministri Hoxhaj ka zhvilluar shumë takime me ministra të punëve të jashtme të shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Në këto takime ministri Hoxhaj ka kërkuar nga këto shtete që të njohin pavarësinë e Kosovës dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike”, ka thënë Behrami.

Ai është i bindur se brenda një periudhe shumë të shkurtër Kosova do të ketë disa njohje nga Amerika Jugore dhe kontinente të tjera – raporton Koha.

“Ministri Hoxhaj ka marrë premtime të qarta se shumë shpejt disa shtete të Amerikës Latine dhe të Amerikës Qendrore do ta njohin pavarësinë e Kosovës. Edhe kryeministri i Kosovës ka marrë premtime që do të ketë njohje nga bota arabe, por do të ketë edhe nga Afrika”, ka paralajmëruar Behrami. kohaislame