6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Disa truke të vogla për një dyshek të pastër dhe jetëgjatë

Më të lexuarat

Dyshekët janë një nga gjërat më të rëndësishme që do të keni ndonjëherë, sepse ato kontribuojnë në cilësinë e gjumit tuaj. E megjithatë, pse nuk i pastrojmë kurrë ato kur i përdorim çdo ditë?

Shumë njerëz djersiten teksa flenë. Është krejtësisht e natyrshme, por me kalimin e kohës mund të lënë tek dysheku aroma jo të këndshme. Na duhet të luftojmë shpesh me pluhurin dhe bakteret e panumërta. Grimcat e pluhurit besohet të shkaktojnë reaksione alergjike dhe astmë në 10 për qind të popullsisë. Kujdesi për dyshekët është shumë më i lehtë nga sa mund të mendoni.

Ajo që ju nevojitet është një sodë buke. Vetëm një kujdes i vogël është i mjaftueshëm për të mbajtur një dyshek të shëndetshëm dhe jetëgjatë.

Hapat për pastrimin e dyshekut:
Hapi i parë është të kërkoni ndihmë për të ndryshuar pozicionin e dyshekut. Pra kokën e dyshekut ta vendosni në anën e kundërt.
Kalojeni fshesën e korentit nëpër të gjithë sipërfaqen e dyshekut. Përqendrohuni shumë tek cepat e dyshekut dhe kanalet e saj.
Me anë të një ene të dhembëzuar, spërkatni dyshekun tuaj me sodë.
Më pas përsëri, thithni grimcat e sodës me një fshesë korenti ( mundësisht një fshesë korenti me kokë të vogël).
Asnjëherë mos e pastroni dyshekun me leckë dhe ujë, duke i ushtruar forcë. Kjo do ta dëmtonte atë. Uji mund të depërtojë brenda shtresave të dyshekut dhe është tepër i vështirë për tu përthithur. Lagështia do të bëhej burim papastërtish.

Këshillohet gjithashtu që:
Të mos hani sipër dyshekut
Të hiqni këpucët para se të shtriheni në të

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit