Disa këshilla që duhet t’i ndiqni kur mobiloni tualetin

0
21

Ju dëshironi të ndryshoni mobiliet, por kjo duhet të bëhet në përputhje me stilin e tualetit tuaj. Nëse tualeti juaj është klasik, ka vaskë me këmbë dhe çezma në ngjyrë bronzi, ndoshta dëshironi të qëndroni larg mobilieve moderne dhe të mbeteni te tradicionalja.

Mendoni mirë për ndriçimin e tualetit
Zgjidhni ndriçimin e nevojshëm për tualetin, i cili edhe pse me aksesorë të vegjël, mund të duket më i madh. Drita është elementi kyç për të krijuar hapësirë. Ju mund të eksperimentoni me ngjyrat e murit. Mund të zgjidhni ngjyra të lehta si kremi ose të çelëta si roza.
Kur të zgjidhni llambadarin, sigurohuni që ndriçimi i tij të mos jetë i fortë. Në këtë mënyrë, ju do të krijoni një gjendje paqeje. Për më shumë atmosferë, vendosni qirinj rrotull vaskës.

Hapësira
Përpara se të nisni dekorimin, studioni mirë hapësirën. Për të lëvizur lirshëm në një hapësirë të vogël është i nevojshëm një organizim.
Strategjia? Mos lini tuba, produkte bukurie, kremra të mbledhura të gjitha në një vend. Krijoni rregull dhe klasifikojini
objektet që ndodhen në tualetin tuaj. Për shembull, mund të vendosni raft në një mur, të shtoni kuti ose shporta. Njërën nga shportat mund ta përdorni për gjërat e makijazhit, tjetrën për makinën e rrojës së bashkëshortit dhe për shampon e fëmijëve. Është mirë që secili të ketë kutinë e vet. Kjo ndihmon për t’i pastruar më lehtë pluhurat.

Pastrimi i ajrit
Nëse tualeti juaj nuk ka dritare, instaloni një sistem ajrimi që të mos krijohet lagështirë.

Aksesorët
Për një dekorim më personal, shtoni disa aksesorë që e bëjnë atmosferën më të këndshme. Përdorni bazamente për tualetin dhe aksesorët e tij. Zbukurojeni tualetin me lule dhe aroma natyrale.

Arredime moderne
Nëse ju pëlqen arredimi modern, lëreni të lirë fantazinë tuaj, sepse ka shumë zgjedhje të përshtatshme.
Megjithatë, disa pika e përcaktojnë stilin modern.
Një ndër këto pika është vaska, e cila nuk duhet të mungojë kurrë./living/kohaislame.com