7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Deputetja e PDK-së kërkon futjen e dënimit me vdekje në Kodin Penal (Video)

Më të lexuarat

Për personat që ushtrojnë dhunë fizike në familje, çka po shkakton edhe vdekjen e viktimave, si rasti i Luan Bernjashit nga Kamenica, nga një deputete po kërkohet dënimi me vdekje.

E indinjuar me rastin e vdekjes nga rrahja të 14-vjeçarit nga Karaçeva, deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, po kërkon futjen e dënimit me vdekje në Kodin Penal të Kosovës.

“Një i rritur e rrah për vdekje një fëmijë dhe abuzon, po ta kishte sjell ministri një draft të Kodit Penal ku tenton ta sjell dënimin kapital, unë do ta votoja”, tha Izmaku, raporton Klan Kosova.

Por, sipas juristëve e ministrit të drejtësisë, Abelard Tahiri, kjo po del të jetë e pamundur.

Profesori dhe njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, thotë se dënimi më i rëndë nuk mund të hyjë në praktikë në Kosovë, meqë vendi ynë synon  të hyjë në BE.

“Shtetet që pretendojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian është se ato në Kodin e tyre penal nuk guxojnë të kenë dënimin me vdekje, ose dënimin kapital”, tha Baraliu.

Edhe ministri i Drejtësisë, Ableard Tahiri, nuk e sheh mundësinë që me Kodin e ri penal të futet dënimin me vdekje, por thotë se do të ketë masa më të rënda sanksionuese për autorët e veprave të rënda penale.

https://youtu.be/V3tdTLtNkjc

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit