10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Deputeti i PE-së: Kemi nevojë për Turqinë

Më të lexuarat

“Ndërtimi i një perspektive realiste mes Turqisë dhe BE-së, është esenciale për një partneritet të barabartë”

BRUKSEL (AA) – Anëtari çek i Parlamentit Evropian (PE), Tomas Zdechovsky, duke theksuar se në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) ka nevojë për politikë realiste, tha se “Kemi nevojë për ndihmën e Turqisë, për t’u përballur me krizën e refugjatëve dhe për të mundur DEASH-in në Siri. Sulm i tmerrshëm i DEASH-it para parlamentit britanik, edhe një herë e dëshmoi këtë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Zdechovsky, në një prononcim për AA, theksoi se ndërtimi i një perspektive realiste mes Turqisë dhe BE-së, është esenciale për një partneritet të barabartë.

Ai duke theksuar se derisa marrëdhëniet me Turqinë janë në pikën më të ulët, nuk është as reale e as dobishme që të bisedohet për anëtarësim në BE, tha se ndalimi i plotë i negociatave, do të eliminojë motivimin pro-perëndimor në Turqi dhe do të privojë BE-në nga influenca e saj.

Ai më tej në lidhje me deklaratat e zëvendëskryeministrit të Turqisë Mehmet Şimşek, se “BE-ja kundrejt Turqisë është me standarde të dyfishta” theksoi se absolutisht ka të drejtë.

“Ne si mund të ndalojmë që ministrat turq të mbajnë fjalim në vendet tona anëtare, ndërkohë lejojmë demonstratat me dhjetëra mijëra persona të PKK-së e cila është në listën e organizatave terroriste të BE-së?”, u shpreh ai.

Zdechovsky, pas sulmit të organizatës terroriste PKK në muajin dhjetor në Stamboll, kishte bërë thirrje që “Mos të tolerohen terroristët. Ndalojeni PKK-në dhe DEASH-in dhe të ndalohen në PE”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit