4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Denoncon mjeku kosovar: Serbët po i vjedhin pacientët kosovarë me nga 800 euro për autoambulancën shtetërore

Më të lexuarat

Ambulanca shtetërore është e destinuar që të ofrojë shërbime falas për pacientët kosovar. Megjithatë, disa nga ta po detyrohen të paguajnë enkas transportin 800 euro, kjo për shkak të bizneseve që po bëjnë sërbët, për dërgim trajtimi mjekësor të qytetarëve të Kosovës në Beograd.
Këtë gjë po e thotë Dr. Hasan Simnica, duke e bazuar në një ngjarje të përjetuar përgjatë kthimit nga shteti i Gjermanisë, pas dërgimit të një pacienti, shkruan Gazeta Shneta.

Përgjatë kësaj rruge, ai tregon se kishte takuar njërin nga shoferët e një ambulance shtetërore, pronë e shtetit të Kosovës, e destinuar për të ofruar shërbime për minoritetin serb. Në bisedë e sipër, siç tregon ai, i është thënë se kjo ambulancë dërgon pacientët në trajtim për në Beograd në këmbim të pagesës së transportimit prej 800 eurosh.

Lexoni rrëfimin e plotë të Dr. Simnicës:

“Tmerr: Biznese serbe me para të shqiptarëve.

Gjatë kthimit nga Gjermania pas dërgimit të një pacienti ,në pompën e karburanteve në qytetin e Kryeshevcit takohemi me një Autoambulancë nga Kosova pronë e shtetit të Kosovës për minoritetin serb në Gracanice, vie shoferi i sajë pasi na shef se jemi nga Kosova edhe na fletë se nga vini.

Në i themi se kthehemi nga Gjermania pase dërgimit të pacientit. Ai thotë se punon në Kosovë tek ambulanca shtetërore e Kosovës dhe bënë bartjen e pacientëve kosovarë në beograd për trajtim ne këmbim të pagesës prej 800 euro për një transport edhe pse kjo është pronë e shtetit kosovës ata bëjnë bartjen e pacientëve me para bile edhe dizelin e paguen shteti i kosovës.

Deri kur shqiptarët pagujne dy here njeher per Autoambulancë që eshtë Pronë shtetërore dhe pagujne edhe hargjimet e biznesit të tyre me autoambulanca shtetërorë.

Deri kur ????????.

Një keso Autoambulanca ishte.

Ngjarja ishte me 14.gusht.2018 ne ora 10:00.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit