16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Dëmtoi veturat dhe mbyti delet, breshëri që binte sikur të dilte nga një pushkë automatike tmerroi banorët (Video)

Më të lexuarat

Disa pamje në të cilat shihet një breshër që bie furishëm nga qielli në një pjesën veriore të Spanjës janë publikuar në internet.

Siç thuhet në përshkrimin e pamjeve, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një breshër që ka përfshirë këtë pjesë, gjë që ka bërë që përveç dëmtimit të të mbjellave, veturave, të mbesin të ngordhura edhe disa dele.

Ky breshër, i cili siç thuhet në përshkrimin e videos binte sikur të dilte nga një pushkë automatike, ka tmerruar edhe banorët të cilët për një kohë janë detyruar të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre. /Telegrafi/

https://youtu.be/ivUe33oazuw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit