6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Çka thoshte Ahmeti për enciklopedinë që tani u fut në librat shkollore? (Video)

Më të lexuarat

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, kur fliste për enciklopedinë ofenduese të akademisë maqedonase të shkencave dhe arteve, të krijonte përshtypjen se është vetëm çështje kohe kur do ta marrë pushkën dhe do të fillojë luftën. Ahmeti publikisht thoshte se me enciklopedinë është prishur “armëpushimi” i vendosur me Marrëveshjen e Ohrit, raporton “lajmpress.com”.

“Këtë armëpushim e ka prishur një zoti Bllazhe Ristevski…ka prishur armëpushimin si një ushtar i papërgjegjshëm, i pandërgjegjshëm…”, ishin fjalët e mëdha që i fliste para gjashtë viteve Ahmeti. Mirëpo gjashtë vite më vonë, deri sa Ahmeti është në pushtet, enciklopedia jo vetëm që nuk është tërhequr nga shitja siç duhej të ndodhë, por ofendimet dhe të pavërtetat historike të kësaj enciklopedie u futën edhe në tekstet shkollore. Kjo krijon dyshimin se po vazhdon tradita që armiqtë tanë prodhojnë njerëz dhe kuadro që flasin fjalë të mëdha në favor të shqiptarëve, kurse punët e mëdha i bëjnë në favor të kundërshtarëve tanë.

Në videon më poshtë mund të përcillni pjesë të intervistës së Ahmetit për TV “Klan Kosova” në vitin 2009 ku flet për “prishjen e armëpushimit”:

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit