6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Çka do të thotë Devotshmëria?

Më të lexuarat

Çka do të thotë Devotshmëria?
A kemi të till sot?

Në suren Dharijat, Allahu i Madhëruar thotë: “Të devotshmit janë në kopshte dhe burime, të kënaqur me atë që u ka dhuruar Zoti i tyre, ata edhe më parë ishin vepërmirë.”

Devotshmëria është; besimi, udhëzimi, islami, bamirësia, dobia dhe përmirësimi.

Feja e Allahut u quajt devotshmëri, sepse ai që udhëzohet dhe përqëndrohet në këtë fe, ruhet nga dënimi dhe zemërimi i Allahut si në këtë botë ashtu dhe në botën tjetër.

Devotshmëria është mjeti më i përshtatshëm për të fituar çdo të mirë në këtë botë dhe në botën tjetër, në të njëjtën kohë është mjeti që të largon nga çdo e keqe në këtë botë dhe në botën tjetër.

Në një ajet tjetër, Allahu i Madhëruar thotë: “O ju njerëz, frikësojuni Allahut se me të vërtetë dridhja pranë katastrofës së kijametit është një llahtari e madhe.”
Devotshmëria është bindja ndaj Allahut të Madhëruar dhe Profetit (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të), duke ia kushtuar adhurimin me sinqeritet vetëm Allahut dhe askujt tjetër përveç Tij, duke praktikuar urdhërat e duke lënë të ndaluarat, d.m.th. duke qëndruar në kufijtë që ka caktuar Allahu.

Ky pra është adhurimi ndaj Allahut dhe devotshmëria ndaj Tij, ky është besimi ku të gjitha së bashku do të thonë; islam, bamirësi, udhëzim dhe përmirësim.
Ai që i frikësohet Allahut është ai që e adhuron dhe e njëson Atë, është ai që përqëndrohet në rrugën e Tij, është besimtari musliman, është bamirësi, ndërsa i udhëzuari është njeriu i mirë.

Në suren Hixhr, Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet, të devotshmit do të jenë në xhenete mes burimeve. “Hyni në to të shpëtuar dhe të siguruar.” Ne hoqëm prej zemrave të tyre çdo urrejtje, e ashtu të vëllazëruar qëndrojnë në mbështetëse përballë njëri-tjetrit. Aty nuk kanë kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij (xhenetit).”

Ky është përfundimi i njerëzve të devotshëm: “Vërtet, të devotshmit do të jenë në xhenete mes burimeve.”
Do të jenë në kopshte në të cilat ndodhet çdo e mirë që shpirti e do dhe syri kënaqet me të, shtoi kësaj kënaqësie dhe përjetësinë. Në të ka dhe burime uji të cilat të bëjnë të qetësohesh, dhe shërim për atë që pi prej tyre.

Në xhenet janë dhe lumenjtë e rrjedhshëm, e pas gjithë këtyre të mirave u thuhet “Hyni në to të shpëtuar dhe të siguruar.”

(Të shpëtuar) Nga çdo e keqe siç është; sëmundja, vdekja, brengat dhe pikëllimet të cilat e lëndojnë njeriun.
Pra, banorët e xhenetit janë në kulmin u lumturisë, qetësisë, sigurisë dhe shëndetit.
Ndërsa në suren Duhan, Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet të devotshmit janë në vende të qeta, janë në xhenete dhe në burime që rrjedhin, veshin rroba të mëndafshta e kadifeje të ulur përballë njëri-tjetrit. Kështu edhe i martojmë me bardhoshe symëdha (me hyri).

Aty kërkojnë tu ofrohet çdo lloj peme e aty janë të sigurtë, aty nuk e përjetojnë vdekjen përveç asaj të parës në dunja. Ata i shpëtoi Allahu nga vuajtjet e xhehenemit, të gjitha këto janë dhuratë nga Zoti yt e ai është shpërblimi më i madh.”

Kështu do thuhet ditën e gjykimit kur të hyjnë në xhenet.
Në suren Dharijat, Allahu i Madhëruar thotë: “Të devotshmit janë në kopshte dhe burime, të kënaqur me atë që u ka dhuruar Zoti i tyre, ata edhe më parë ishin vepërmirë.”

Pas kësaj, Allahu tregon disa nga veprat që ata bënin në këtë botë, duke thënë: “Ata ishin që natën flinin pak, dhe në kohën e agimit kërkonin falje për mëkatet e tyre. Dhe në pasurinë e tyre kishin caktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin.”
Në grupin e veprave që bënin, përmendi namazin e natës dhe kërkimin e faljes në fund të natës.

Disa nga të parët tanë të mirë, kanë thënë: Ata e zgjasnin namazin deri para mëngjesit, e pas kësaj uleshin dhe kërkonin falje.

Pra, namaz nate i shoqëruar me qëndrim të gjatë në këmbë, me dua, me lutje, e më pas me kërkim falje i mbyllnin punët e tyre, pendoheshin tek Allahu sikur të ishin kriminela apo të ishin neglizhentë ndaj adhurimeve.

E bënin këtë sepse nuk donin ti shihnin punët e tyre si të mëdha, apo të bëheshin mendjemëdhenj.
Rizku më i mirë që ndodhet në botën tjetër, është të fitosh xhenetin dhe të shpëtosh nga zjarri.

Allahu i Madhëruar duke treguar për rëndësinë e devotshmërisë, thotë: “E kush e ka frikë Allahun, Ai atij ia shlyen të këqiat dhe ia shton shpërblimin.”
Nga libri,Devotshmëria dhe rrugët e forcimit të saj Shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit