Çitaku pret shumë shpejt Udhërrëfyesin

0
46

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ka deklaruar se debati për Udhërrëfyesin për Kosovën ka përfunduar te vendet anëtare të Bashkimit Evropian, versioni final është gati, ndërsa pritet të vijë në Prishtinë shumë shpejt

. “I referohemi deklaratës së vetë komisioneres Seselia Malstrom, e cila ka deklaruar se gjatë pranverës do të vijë Udhërrëfyesi për liberalizim të vizave”.

Numërimi mbrapsht tashmë ka filluar, sepse ne jemi në pranverë dhe çdo moment e presim”, ka thënë ministrja Çitaku./koha/kohaislame