16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Cili është roli i Listës Serbe për krijimin e institucioneve në Kosovë? Flet Vuçiq

Më të lexuarat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Lista Serbe është vet përgjegjëse të flas se kënd do ta përkrah për formimin e institucioneve në Kosovë.

Ai ka thënë se serbët do të diskutojnë me ata që kanë vullnet për formimin e qeverisë, dhe me ata që kanë shumicën, transmeton lajmi.net

Duke iu përgjigjur pyetjeve në Leskovc, ai është pyetur nëse Lista Serbe do ta përkrah “koalicionin e luftës”.

“Pyetini ata”, u përgjigj Vuçiq.

Ai tutje ka theksura se serbët e partive tjera duhet ta përkrahin Listën Serbe edhe në zgjedhjet lokale.

Në këtë vizitë në Leskovc Vuçiq ka premtuar ndihmë për komunat me shumicë shqiptare në Bujanoc, Preshevë e Bujanoc.

“Nëse përfaqësuesit e qyteteve vijnë dhe më shohin në zyrën time, ata do të kenë mbështetje të vazhduar”, theksoi Aleksandar Vuçiq. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit