16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Çfarë e kundërshton teuhidin

Më të lexuarat

Shirku, dhe ai është dy lloje: shirku i madh është ai që të nxjerr prej fesë, shirku i vogël është ai i cili e mohon përsosshmërinë e besimit.

Shirku i madh është adhurimi i dikujt tjetër përveç Allahut me ndonjë prej llojeve të adhurimeve (ibadeteve). Allahu i Lartësuar thotë: “S’ka dyshim se Allahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok e përveç këtij (mëkati) ia fal kujt do…” (Nisa,48)

Llojet e tij:

  1. a)Shirku në dua. Allahu i Lartësuar thotë: “(Idhujtarët e dinë për Allahun) Kur hypin ata në anije (u këputet lidhja me tokën dhe frikësohen) i luten Allahut, e kur i shpëton ata (dhe dalin) në tokë, po ata të njëjtit lusin idhujt.” (Ankebut, 65
  2. b)Shirku në qëllim, dëshirë dhe synim (orientim). Allahu i Lartësuar thotë: “Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t’u plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në të dhe atyre nuk do t’u mungojë asgjë. Të këtillëve në botën tjetër u përket  vetëm xhehenemi.Ajo që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar.(Hudë, 15-16)
  3. c)Shirku në respekt. Allahu i Lartësuar thotë: “Ata i konsideruan ahbarët (priftërit jehudi) të tyre, ruhbanët (murgjit krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota përveç Allahut.”  (Teube, 31)
  4. d)Shirku në dashuri. Allahu i Lartësuar thotë: “E nga njerëzit ka asish që në vend të Allahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë ) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë) e duan Allahun, po dashuria e atyre që e besuan Allahun është shumë më e fortë …” (Bekare, 165)

Shirku i vogël është mjet arritës deri te shirku i madh, sikurse syefaqësia (e lehtë) dhe fjala e njeriut tjetër: “Nëse do Allahu dhe ti.”

 

Përgatiti: Erion Sula

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit