9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Bullgari, hakerët vjedhin të dhënat e miliona përdoruesve

Më të lexuarat

Zyrtarët bullgarë thonë se hakerë të paidentifikuar kanë vjedhur të dhënat personale të miliona përdoruesve nga Agjencia kombëtare e të ardhurave në Bullgari, duke hedhur dyshime për lidhje të mundshme ruse në këtë rast.

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov thirri për sot një takim urgjent të të gjitha shërbimeve të zbatimit të ligjit për të konsideruar dëmet e mundshme të sigurisë kombëtare të vendit. Ministri i Financave, Vlladisllav Goranov u tha gazetarëve pas takimit se hakerët pas shkeljes kontaktuan mediat lokale duke përdorur një kuti postare nga një territor rus.

Rrjedhja, më e madhja në vendet ballkanike, përmban emra, të dhëna personale dhe të ardhurat financiare të individëve dhe kompanive. Sipas mediave lokale, hakerët kanë vjedhur detajet e rreth 5 milionë nga 7 milionë qytetarët e vendit.

Goranov tha se qeveria ka kërkuar ndihmë nga Agjencia e Sigurisë Kibernetike të Bashkimit Evropian./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit