Breshëri godet disa zona në Maqedoni

0
44

Reshjet e shiut dhe breshëri dje ka përfshirë disa zona në Maqedoninë Lindore dhe Veriperëndimore.

Pjesa më e goditur nga breshëri ka qenë ajo e Shkupit dhe pjesa perëndimore e lindore e Maqedonisë.

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se reshjet e shiut priten edhe sot pasdite me një intensitet më të dobët.

Reshjet e djeshme kanë shkaktuar dëme duke dëmtuar të mbjellurat, por duke shkaktuar edhe dëme materiale nga breshëri masiv.

Edhe sot pritet të vijojnë temperaturat deri në 36 gradë celsius, ndërsa në Shkup do të mbërrijë deri në 35 gradë celsius. (INA/kohaislame