4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Bozdag: Me raketat S-400 Turqia do të forcojë edhe më shumë mbrojtjen e saj ajrore

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri Bozdag tha se disa vende janë kundër blerjes së raketave S-400 nga Rusia.

Zëvendëskryeministri Bekir Bozdag deklaroi se Turqia me raketat e tipit S-400 që do të merren nga Rusia do të forcoj edhe më shumë sistemin e saj të mbrojtjes ajrore.

Gjatë pjesëmarrjes së tij në ceremoninë e hapjes së viti të ri akademik në Universitetin Bozok në qytetin Yozgat, Zëvendëskryeministri Bozdag rikujtoi se disa vende dolën kundër blerjes së raketave S-400 nga Rusia, ndërsa shtoi se Turqia ka nënshkruar marrëveshjen me Rusinë dhe ka bërë parapagimet e nevojshme.

“A nuk duhet të ketë Turqia sisteme të mbrojtjes ajrore? A nuk duhet të ketë Turqia një sistem efikas për parandalimin e raketave të lëshuara nga ajri? I shikoni trazirat në Siri, ne dimë që kemi mundësi për ti blerë këto, ndërsa disa vende dalin kundër. Ne kërkojmë ti blejmë këto sisteme prej atyre, ata nuk japin. Atëherë kërkojmë ti blejmë prej të tjerëve, por prapë dalin kundër. Mirëpo çfarë do të bëjmë ne në qoftë se na godet ndonjë fatkeqësi? A duhet të ju lusim juve? Ne kemi mundësitë tona dhe me këto mundësi i hedhin dhe po i hedhin këto hapa”, deklaroi Bozdag.

Duke e bërë të ditur se në industrinë e mbrojtjes ka një rritje të konsiderueshme në shkallën e prodhimit vendor, Zëvendëskryeministri Bozdag tha se “Në vitin 2002 niveli i prodhimit vendor në industrinë e mbrojtjes në Turqi ishte 20%, ndërsa sot ky nivel doli në 65%. Ne këtë nivel mund ta ngremë në 80-85%. Prandaj me vendosmëri do të vazhdojmë të hedhim hapa në këtë drejtim”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit