Rritet numri i të vdekurve në 12 në aksidentin me autobus

0
52

 

Burime nga policia kanë bërë të ditur se paraprakisht mendohet për 12 viktima dhe rreth 25 studentë të plagosur, të cilët janë nxjerrë nga autobusi të ndihmuar nga udhëtarë të rastit, njofton balkanweb.

Mësohet se ka qenë një autobus me turistë grekë ai që i ka dhënë ndihmën e parë, studenteve të përfshirë në aksident. Në vendngjarje ka mbërritur tashmë një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa një tjetër është nisur drejt Himarës.

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur aksin Himarë-Sarandë, ku një autobus me rreth 40 nxënës në bord ka rënë në humnerë, raporton TopChannel.

Sipas informacioneve paraprake, autobusi ka rënë në një humnerë 100 metra të thellë. Policia ka njoftuar se dyshohet se 8 nxënës kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur.
Drejt vendit të ngjarjes, në zonën e quajtur Qafa e Vishës, janë nisur forca të shumta policore, autoambulanca dhe helikopterë.
Mësohet se autobusi i rrëzuar është me targë Elbasani. Banorë të zonës deklarojnë se ka disa persona të vdekur dhe të tjerë të plagosur. /tch/kohaislame