5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Biblioteka e Karl Lagerfeldit?

Më të lexuarat

Dje vdiq stilisti i famshëm Karl Lagerfeld. Lagerfeldi kohë më parë tërhoqi vëmendjen e publikut edhe me bibliotekën e tij të stërmadhe, që ashtu si çdo gjë tjetër në jetën e tij, kishte një vendosje të pazakontë të librave.

Në raftet, që nisnin nga dyshemeja e ngriheshin deri në tavan, mendja krijuese pas Fendi dhe Chanel i donte librat të vendosur horizontalisht dhe jo vertikalisht. Lagerfeldi thoshte se duke i vënë kështu, s’do të përndrydhte qafën për të lexuar titujt dhe e kishte më të lehtë të gjente librin që donte.

Kjo lloj biblioteke bënte një kontrast të fortë në shtëpinë e stilistit, të mobiluar në stil modern e minimal. Thashethemet thonë që Lagerfeldi do t’ia lërë pasurinë maces së tij, një tymnajë jo fort e besueshme, po ja që mjafton kaq, që të shqetësohemi se kujt do t’ia lërë gjithë atë bibliotekë?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit