Bibla dhe Kur’ani: Para sa vitesh ka filluar jeta e Ademit (alejhi selam) në tokë?

0
1377

Bibla thotë se Adami, pra njeriu i parë në Tokë, ka jetuar para 5800 viteve!

Sipas gjenaologjisë biblike të Juzu Krishtit, nga Jezusi deri tek Abrahami, dhe nga Abrahami tek Adami, del se njeriu i parë Adami ka jetuar para 5800 viteve:

– 1948 vjet prej Adamit deri te Abrahami

– Rreth 1800 vjet ndërmjet Abrahamit dhe Jezusit

– 2000 vjet nga Jezusi deri sot.

Këto shifra na hutojnë edhe më shumë kur shohim faktin se, sipas kalendarit hebraik, ne tanimë jemi në vitin 5800.

Nga ana tjetër, ekzistojnë të dhëna të mjaftueshme arkeologjike që tregojnë se gjeneza njerëzore në tokë ëshë aq e vjetër sa thonë se, nga njeriu i parë, kanë kaluar me dhjetra mijëra vite, e jo vetëm 5800 vjet, siç thotë Bibla.

Sa i përket Kur’anit, ai gjithashtu flet për njeriun e parë, Ademin a.s., por për dallim nga Bibla, nuk përmend asnjë datë në lidhje me jetën e tij në Tokë.

Qëndrimi biblik është në kundërshtim të plotë edhe me shkencën bashkëkohore.

(Islampress)