16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Berisha: Të bëhemi promotorë për ndërhyrje të fuqishme në Siri

Më të lexuarat

Në hapjen e punimeve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Tiranë, kryeministri Berisha kërkoi që kjo Asamble të bëhet promotor për një ndërhyrje të fuqishme në Siri, për t’i dhënë fund, siç tha ai, kasaphanë së presidentit Assad.

Shefi i qeverisë theksoi se Shqipëria është e gatshme të japë kontributin e saj modest, për të ndalur gjakderdhjen në Siri.

“Regjimi vrasës i Assad po merr cdo ditë jetë njerëzisht. Siria duhet të ndjejë ndihmën e kombeve të lira. Në rast se NATO nuk do të ndërhynte në Ballkan, kasapi i Ballkanit do të grinte mbi 1 milion shqiptarë. Në rast se Sadami nuk do të përmbysej sërish do të ishte në pushtet ose ai ose i biri. Në rast se libianët nuk do të ndihmoheshin, Gedafi ose i biri do të ishin akoma atje. Asadi do të vazhdojë kasapanën nëse nuk ndërhyjmë në Siri. Të bëhet gjithçka dhe kjo Asamble të bëhet promotor i një ndërhyrje të fuqishme për t’i dhënë fund provokacioneve të diktatorit, për të nxjerrë konfliktin jashtë vendit të tij. Shqipëria është e gatshme të japë kontributin e vet modest.”- u shpreh kryeministri.

Kryeministri theksoi se si anëtare e NATO-s, Shqipëria është e vendosur të japë kontributin e saj në të gjitha operacionet e NATO-s.

Dy ditë më parë ushtria turke qëlloi me artileri objektiva në Siri, si kundërpërgjigje pasi bombardimet nga Siria goditën një fshat kufitar në Turqi, duke lënë të paktën pesë të vrarë, 2 gra dhe 3 fëmijë, dhe nëntë të plagosur.

Shumë ushtarë sirianë humbën jetën nga bombardimet e ushtrisë turke në rajonin e Rasm al-Ghazal, pranë qytetit Tal Abiad, në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë. Parlamenti turk autorizoi ushtrinë të ndërhyjë ushtarakisht në Siri. Ligjvënësit turq votuan me 320 vota pro ndërhyrjes ushtarake. 129 deputetë votuan kundër.

Qeveria shqiptare dënoi të enjten goditjen me artileri të forcave ushtarake siriane, të territorit të Turqisë, që u shoqërua me viktima në popullsinë civile, si një akt të rëndë, dhunim të normave dhe ligjeve ndërkombëtare, cënim të integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Turqisë.

Zyra e shtypit e Kryeministrisë bën të ditur se qeveria shqiptare mbështet autoritetet turke dhe e cilëson të ligjshëm reagimin e Turqisë.
“Bombardimi i territorit turk nga diktatori sirian, është një thirrje tjetër për t’i dhënë atij përgjigjen më të merituar.”- përfundon njoftimi.bw/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit