16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Belgjikë, vitin e kaluar janë humbur 618 fëmijë refugjatë

Më të lexuarat

Sipas të dhënave të publikuara nga organizata joqeveritare Child Focus, vitin e kaluar në Belgjikë janë humbur 618 fëmijë refugjatë të pashoqëruar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Child Focus, organizatë e cila kryen hulumtime mbi fëmijët e humbur dhe të abuzuar seksualisht në Belgjikë, krahasuar me vitet e kaluara në vitin 2017 kishte një rritje serioze në numrin e fëmijëve refugjatë të humbur.

Child Focus thekson se në vitin 2015 ishin humbur 277 fëmijë refugjatë, 284 fëmijë në vitin 2016, ndërsa vitin e kaluar ky numër është rritur në 618.

Organizata shpreh shqetësimin se fëmijët refugjatë janë kapur nga abuzuesit.

Duke u shprehur se “këto shifrja janë një pjesë e vogël i një problemi shumë të madh”, zyrtarët e Child Focus thonë se po përpiqen që fëmijët t’i drejtojnë në qendrat e refugjatëve, por që këta fëmijë në masë të madhe po ikin me dëshirë që të kalojnë në shtetet tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit