Befason Patrice Evra: unë katoliku që po lexoj Kur’anin dhe njoh Islamin, ja ç’gjeta…

0
France's Patrice Evra attends a press conference at the Teatro Pedro II, in Ribeirao Preto, Brazil, Wednesday, June 18, 2014. France plays in group E of the 2014 Brazil soccer World Cup. (AP Photo/David Vincent)

Futbollisti i Marsejës dhe dhe i ish-përfaqësueses së Francës, Patrice Evra, është një person i cili është i njohur për postimet e tij interesante dhe komike në rrjetet sociale, por një ngjarje së fundi e inspiroi atë që në llogarinë e tij të Instagramit të postojë diçka krejt ndryshe.

Pas sulmeve terroriste në Barcelonë, Evra në profilin e tij zyrtar në Instagram publikoi foton e tij nga fëmijëria dhe një përshkrim të përkushtimit të tij për fenë.

Ai nënvizoi se është duke mësuar për fenë islame, se është duke lexuar Kur’anin, dhe fajësoi mediat për shtrembërimin e imazhit të muslimanëve në sytë e botës.

“Do të doja të shpreh mendimin tim në lidhje me atë se çfarë po ndodh në këtë moment dhe rreth fesë. Unë flas gjashtë gjuhë dhe jam rritur si një katolik, por dëshiroj të mësoj për çdo fe, ashtu siç dëshiroj të mësoj shumë gjuhë. Aktualisht jam duke mësuar për Islamin dhe jam duke lexuar Kur’anin. Sa më shumë po formësohem, aq më shumë pyetje kam për veten time. Unë besoj në Zot, besoj në Jezusin, pse të mos besoj në Profetin Muhamed.

Disa njerëz e përdorin fenë për të zhvilluar luftëra dhe për të vrarë njerëz të pafajshëm në mbarë botën. Disa njerëz janë të manipuluar me pikëpamje të shtrembëruara për fenë. Disa udhëheqës, disa media, duan të krijojnë urrejtje rreth feve të caktuara…Unë dua të them se para se të gjykosh dikë apo para se të gjykosh një fe, mëso për atë fe.

Përsëri them se Islami është një fe e bukur, është fe e paqes, që nxit në ndihmë të njëri-tjetrit. Ne duhet të ndalojmë së lexuari mediat. Zoti nuk na krijoi për të vrarë njerëz të pafajshëm. Gjithë ne kemi një qëllim dhe unë dëshiroj të sjell më shumë pozitivitet dhe më shumë lumturi. Ne jetojmë vetëm një herë dhe nëse kemi ardhur këtu, kjo është sepse Zoti dëshiron që ne të bëjmë diçka. Unë luaj futboll dhe kam punuar shumë në mënyrë që të mund të ndihmoj të tjerët.

Unë kam nën kujdes 400 fëmijë në Senegal dhe shpresoj të bëj më shumë gjëra në gjithë botën, nuk dua ndonjë kompliment për këtë, por e di pse jam sjellë në këtë planet për të bërë, e ajo është që të jem qenia më e mirë njerëzore që mundem. Cilado qoftë gjendja juaj, ju gjithmonë mund të jeni njeriu më i mirë që mundeni. Për mua kjo është feja e përsosur … të jem një qenie e mirë njerëzore…Unë besoj se feja ju mëson ta njihni veten më mirë, shpirtin tuaj dhe ta shihni botën në një mënyrë tjetër.

Ndaleni urrejtjen, mos u frikësoni për gjërat që nuk dini. Ndaleni terrorizmin. Respektoni çdo fe dhe nëse keni frikë nga një fe e caktuar … në vend që të frikësoheni, përpiquni të mësoni rreth saj dhe të dëgjoni para se të gjykoni. E di që ky është vetëm mendimi im dhe kjo botë ka nevojë për më shumë veprime sesa fjalë të mençura …”, janë disa nga fjalët që Evra shkroi në profilin e tij në Instagram. /tesheshi.com/