6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

BDI nuk përjashton mundësinë e qëndrimit në opozitë

Më të lexuarat

“Ne mbetemi në qëndrimin se në këtë kohë komplekse dhe të krizës së tejzgjatur, vendim i mirë është më i rëndësishëm se vendimi në kohë”, u shpreh Osmani

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, në fillim të seancës së kryesisë së partisë e cila mbahet në selinë në Reçicë të Vogël të Tetovës për vendimet e mëtejshme të kësaj partie, deklaroi se “çështja e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe mbetet kriter i cili nuk mund të tejkalohet, ndërsa format për t’i realizuar janë dy, në pozitë dhe në opozitë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Osmani tha se realizimi i tekstit të këtij ligji të harmonizuar mund të arrihet në dy mënyra, sipas tij duke qenë në qeveri dhe koalicion, si dhe duke qenë në opozitë, duke dhënë mbështetje të këtij ligji dhe të një qeverie eventuale të pakicës.

“Përparësitë e të qenurit në opozitë është se edhe ligjin do ta kalojmë, por në të njëjtën kohë do t’u japim mundësi që të rishqyrtohen dhe të zbardhen të gjitha dyshimet dhe akuzat që kanë qenë ndaj BDI-së në këtë periudhë të qeverisjes”, deklaroi Osmani.

Në pyetjen nëse do të jetë stabile qeveria formuar nga pakica, Osmani tha se: “Është normë e provuar në të gjitha shtetet evropiane ku formohet qeveria e ashtuquajtur e pakicës, ku numrat e deputetëve janë për t’u votuar qeveria, mirëpo nuk merr pjesë në qeveri. BDI shqyrton mundësinë për mbështetjen me deputetët e saj një qeverie të pakicës pa qenë brenda për t’u mundësuar të gjithë atyre që kanë pasur ndonjë dyshim për punën e BDI-së që të rishqyrtohet”.

Siç bëri të ditur ai, pas harmonizimit të ligjit të gjuhës shqipe këto dy opsione janë duke u diskutuar dhe këto diskutime nuk do të përfundojnë sonte, por do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. “Ne mbetemi në qëndrimin se në këtë kohë komplekse dhe të krizës së tejzgjatur, vendim i mirë është më i rëndësishëm se vendimi në kohë”, u shpreh Osmani.

Ndryshe, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit presidenti i vendit mandatin për formimin e qeverisë së re ia dha kryetarit të VMRO-DPMNE-së, i cili nuk arriti të krijojë shumicë parlamentare, pas së cilës presidenti kërkoi nga kryetarët e subjekteve politike dëshmi me nënshkrimin e shumicës së deputetëve për t’a dorëzuar mandatin për formimin e qeverisë së re.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit