16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Balancimi i kërkesave të jetës

Më të lexuarat

Sulltan el-Umerijj

Prej rregullave të mëdha islame është edhe: “Jepja çdokujt të drejtën që meriton!”

Nëse ndalesh dhe vështron gjendjen e njerëzve do të gjesh:

1. Tregtarin, të cilin dhënia pas pasurisë e ka preokupuar madje edhe ndaj familjes, e cila, në mungesë të tij, ka lajthitur.

2. Menaxherin, të cilit nuk i mungon suksesi në sipërmarrjen që drejton, por i mungon respekti për prindërit e tij dhe përkujdesja për nevojat dhe kërkesat e tyre.

3. Studentët, të cilët janë preokupuar vetëm me lexim të librave voluminoze, ndërsa kanë anashkaluar thirrjen e njerëzve në fe, këshillimin dhe orientimin e tyre në rrugën e drejtë.

4. Besimtarë, që maksimalisht kujdesen për të fituar jetën, por që minimalisht kujdesen për fenë, veprat e mira, leximin e Kur’anit, agjërimin vullnetar, etj.

Këto janë vetëm si shembuj për të treguar se si njerëzit kanë prishur ekuilibrin ndërmjet kërkesave të fesë dhe jetës, edhe pse ai është i mundur.

Ekuilibri ndërmjet kërkesave të jetës dhe fesë është i mundshëm vetëm se kërkon një zgjuarsi.

Përshtati: Sedat Islami

Burimi: http://www.denana.com/supervisor/articles.aspx?selected_article_no=9960

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit