10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

ATK S’KA TË DHËNA PËR BIZNESET E PATATUESHME

Më të lexuarat

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ende nuk ka të dhëna lidhur me numrin dhe llojet e bizneseve të cilat ende nuk janë futur në sistemin fiskal. Drejtues të ATK-së i kanë thënë Kosovapressit se ende nuk kanë shifra për një gjë të tillë, por kanë shtuar se e kanë një plan të veprimit. Arsyetimin e ATK-së, ekspertët e ekonomisë e kanë cilësuar si të paqëndrueshëm, duke thënë se identifikimi i bizneseve që ende nuk janë pjesë e sistemit fiskal mund të verifikohet fare lehtë.

Edhe pse Administrata Tatimore e Kosovës që një kohë ka filluar me implementimin e sistemit fiskal tek bizneset, ajo ende nuk ka të dhëna zyrtare se sa biznese dhe cilat lloje prej tyre janë ende të patatueshme.

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Haliti, i ka thënë Kosovapress-it se nuk kanë të dhëna në këtë drejtim, por ka shtuar se ATK-ja e ka një plan të veprimit.

“Administrata Tatimore në fakt nuk ka shifra sa janë bizneset të cilat janë të paregjistruara dhe të patatueshme, mirëpo ka një plan të veprimit, i cili është i planifikuar në faza prej informimit, vetëdijesimit dhe identifikimi i tyre dhe regjistrimit, qoftë përmes broshurave, aktiviteteve në terren, apo edhe informatat nga palët e treta. Ne sapo të identifikojmë do t’i regjistrojmë dhe më pastaj ju tregojmë për obligimet ligjore të cilat i kanë”, ka thënë ai.

Sa i përket punës së ATK-së, Haliti ka thënë se me vetë faktin se ATK-ja prej vitit në vit ka një trend rritës të të hyrave, kjo tregon se ATK-ja është duke i identifikuar dhe është duke e bërë një shtrirje horizontale të një numër më i madh i tatim-pagueshme.

Sipas tij, bashkëpunimi me agjencitë e tjera, si Agjencioni për Regjistrim të Bizneseve, Doganat, Trusti Pensional, bëjnë që ATK-ja më shpejt t’i identifikojë dhe të vlerësojë bazën reale për tatime.

Ndërsa, njohësi i ekonomisë nga instituti GAP, Agron Demi, i ka thënë Kosovapressit se ATK-ja nuk ka arsyetim lidhur me mungesën e statistikave mbi bizneset që janë ende të patatueshme. Kjo, sipas tij, është fare e lehtë për t’u bërë, duke e marrë listën e bizneseve që janë në sistemin fiskal dhe pastaj mund të identifikohen se cilat lloje të bizneseve janë ende të pa tatueshme, apo që janë jashtë këtij procesi.

“Arsyetimi i ATK-së nuk qëndron, për shkak se nëse merret regjistri i bizneseve dhe shikohet se cilat prej tyre janë të fiskalizuara, pastaj shikohen se cilat prej tyre kanë marrë makinë fiskale është shumë lehtë e identifikueshme që dihet se cilat biznese ende nuk janë pajisë qoftë me numër fiskal, qoftë me makinë fiskale dhe kjo është shumë e lehtë për t’u verifikuar. Mirëpo, ajo që s’ka funksionuar edhe në ato biznese ku ka makinë fiskale është se nuk është bërë ende lidhja si duhet në mes biznesit dhe Administratës Tatimore, për shkak se nuk ka funksionuar sistemi që të dhënat të cilat futen në sistem në makinë fiskale të barten në Administratë Tatimore për shkak të defekteve në sistem”, ka thënë ai.

Mirëpo Demi ka shtuar se procesi i fiskalizimit të bizneseve nuk është trajtuar si duhet, pasi që i është bërë një barrë e rëndë atyre duke e licencuar vetëm një kompani për arka fiskale, gjë e cila, sipas tij, ka krijuar monopol në këtë proces.Dukagjini./kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit