Asanzh ka gjasa reale që të zgjedhet senator

0
48

Themeluesi i “Wikileaks”, Xhulian Asanzh, ka gjasa reale për të fituar mandat në dhomën e lartë të parlamentit të Australisë, nëse realizohet plani i tij për kandidim për zgjedhjet, treguan rezultatet e një ankete të realizuar.

Rezultatet e sondazheve të kryera, të cilat i ka realizuar agjencioni i Partisë laburiste në pushtet “UMR”, ndërsa janë publikuar nga gazeta “Sydney Morning Herald”, tregojnë se 25 % e të anketuarvedo ta hedhin votën e tyre për Asanzhin.

Shumica e mbështetësve të Asanzhit janë nga partia majtiste e të gjelbërtve, në mesin e të cilëvë 39 % do të votonin për të.

Asanzh në muajin mars njoftoi se do të kandidohet për një vend në Senatin e Australisë, duke premtuar se do të jetë një liberal dhe luftëtar i ashpër për lirinë e mediave.

Asanzhi është nën arrest shtëpiak në Britani të Madhe, ku shtë duke e pritur vendimin e Gjykatës Supreme në Londër në lidhje me kërkesën e Suedisë për ekstradimin e Asanzhit me qëllim që ai të gjykohet për përdhunim seksual.|albtime|kohaislame