9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Arratiset i riu llapjan nga një burg në Serbi

Më të lexuarat

I riu M.P. ( 29 vjeçar) nga Podujeva, i burgosur në burgun e Prokuples në Serbi, u ka ikur sot gardianëve gjatë daljes nga spitali i Nishit, ku ishte dërguar për kontroll pas intervenimit kirurgjik të ciliti ishte nënshtruar vitin e kaluar.

Siç i kanë thënë agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug” nga Drejtoria e Ekzekutimit të Sanksioneve Penale, i burgosuri pas daljes nga spitali ka qenë i shoqëruar nga dy komandantë të shërbimit për siguri dhe ishte i prangosur.

“I burgosuri ka ikur sot, në orën 09:55 në mëngjes, derisa ishte nën përcjelljen e dy pjesëtarëve të sigurimit të burgut të Prokupljes.

Komandantët e policisë ishin duke e mbajtur për dore, mirëpo në momentin kur njëri prej tyre e kishte hapur derën e automjetit policor, M.P. i ka ikur nga dora komandantit tjetër policor dhe kishte filluar të vraponte përmes bulevardit në drejtim të një lagje të banuar”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, komandantët menjëherë kanë filluar ndjekjen e M.P., kurse shumë shpejt atyre u janë bashkangjitur edhe pjesëtarët e policisë.

Ndryshe, M.P. është burgosur nga marsi i vitit 2018, për shkak të një vjedhjeje të rëndë.

Pas operacionit, i burgosuri ka qenë në më shumë se 20 vizita kontrolluese në spital

Me tëj thuhet se është e çuditshme se si Gjykata ia ishte lejuar të telefononte nga burgu, gjë lë të dyshohet se ai kishte ndihmën e dikujt për të ikur. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit