16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Armeni – Nikol Pashinyan fiton, demokracia humbet

Më të lexuarat

Nikol Pashinyan, i cili fitoi shumicën dërrmuese prej 70.4% të votave me aleancën që udhëhoqi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 9 dhjetor në Armeni, u bë i përfolur me shprehjen “ndryshim” që solli në politikën e vendit të tij në vitin e fundit.
Pashinyan në një kohë shumë të shkurtër i dha fund pushtetit të Serzh Sargsyan që vazhdonte prej vitesh, mori poushtetin, dërgoi vendin në zgjedhje të parakohshme dhe u fuqizua duke arritur një fitore me shumicë dërrmuese, shkruan Anadolu Agency (AA).

Emri Nikol Pashinyan ishte i njohur në Armeni për vite me rradhë, por komuniteti ndërkombëtar filloi të dëgjojë për të më nga afër që nga muajt e parë të vitit 2018. Në fakt, dalja në plan të parë e ish-gazetarit Pashinyan, i cili ndodhej brenda në politikë prej vitesh, filloi që nga muaji prill.

Ish-presidenti Serzh Sargsyan, i cili ka qeverisur vendin për dhjetë vjet, u zgjodh kryeministër në një votim në parlament si kreu i partisë së shumicës parlamentare në një kohë të shkurtër pas ndryshimit kushtetues i cili i dha kryeministrit pushtet të gjerë dhe e ktheu në një detyrë më shumë simbolike postin e presidentit. Në fakt, Sargsyan kishte thënë se nuk do të bëhej kryeministër kur detyra presideniale e tij të mbaronte, gjë e cila shkaktoi edhe reagimin e opozitës armene. Dhjetëra mijëra njerëz mbushën Sheshin e Republikës në kryeqytetin Jerevan me kërkesën që Sargsyan të linte pushtetin. Ndërkaq, në krye të udhëheqjes së protestave ishte Nikol Pashinyan, i cili mbante fjalime të zjarrta dhe vishej me një bluzë me figura kamuflazhi.

Pashinyan dhe mbështetësit e tij dolën në rrugë me kërkesa si përfundimi i “oligarkisë politike”, lufta kundër korrupsionit, reformat ekonomike, më shumë demokraci dhe liri. Sargsyan u detyrua të japë dorëheqjen pas protestave që zgjatën shumë ditë. Në një mënyrë befasuese, Sargsyan u largua nga pushteti duke thënë se “Pashinyan kishte të drejtë, unë kam gabuar”.

Partia e Pashinyan kishte nëntë deputetë në parlament në atë periudhë. Më pas, 105 anëtarët e parlamentit mbetën të detyruar ta zgjedhin kryeministër Pashinyan, i cili kishte marrë mbështetjen e demonstruesve.

Pashinyan, i cili ndjeu fuqinë e rrugëve prapa tij, dëshironte ta shtonte këtë fuqi. Për këtë, ai si taktikë politike zgjodhi të shkonte në zgjedhje të parakohshme. Nga zgjedhjet synoi të arrinte shumicën në parlament duke marrë edhe më shumë deputetë në zgjedhje dhe të vepronte më lehtë politikisht. Për këtë arsye, e dërgoi vendin në zgjedhje të parakohshme.

– Kush është Pashinyan?

Nikol Pashinyan ka lindur në vitin 1975, ka studiuar për gazetari në Universitetin Shtetëror të Armenisë, por nuk arriti ta përfundojë. Për shkak të aktiviteteve politike në kohën kur ishte student, në fund të vitit të katërt mori masën e përjashtimit nga shkolla me arsyetimin për mungesa. Ndërkaq, shokët e tij të shkollës kanë pohuar se drejtuesit e shkollës kishin reaguar për shkak të një artikulli të Pashinyan kundër korrupsionit.

Pashinyan ka kryer detyrën e gazetarit për një kohë të gjatë. Ai ka punuar si redaktor Armenian Times, e cila është një prej gazetave me tirazh të lartë e Armenisë dhe e cila njihet me kritikat ndaj qeverive të Robert Kocharyan dhe Serzh Sargsyan.

Në vitin 2000, Pashinyan u akuzua dhe u shpall fajtor për shpifje dhe ofendim të shumë personave gjatë kohës kur drejtonte gazetën.

Në vitin 2004, ndodhi një shpërthim në automjetin e Pashinyan, i cili gjendej i parkuar përpara zyrës së tij në Jerevan. Gjatë shpërthimit, Pashinyan nuk ndodhej në automjetin e tij, ndërsa pas ngjarjes ai akuzoi Gagik Tsarukyan, një prej biznesmenëve më të pasur të vendit, për organizimin e një atentati ndaj tij.

Në gazetën që drejtonte, pak kohë para shpërthimit, Pashinyan kishte shkruar një lajm rreth Tsarukyan, ku kishte pohuar se ai kishte prerë shumë pemë për të ndërtuar vilën e tij. Ndërkaq, hetimi i policisë më pas kishte theksuar se shpërthimi kishte ndodhur si pasojë e një zjarri teknik në automjetin e tij.

Edhe në protestat që filluan pas zgjedhjeve të mbajtura më 19 shkurt 2008 në Armeni, ishte i pranishëm gjithashtu emri i Pashinyan. Pas njoftimit për humjen e zgjedhjeve të Levon Ter Petrosyan, presidentit të parë të Armenisë, mbështetësit e tij mbajtën demonstrata me arsyetimin se kishte pasur mashtrime në zgjedhje. Më 1 mars 2008, dhjetë persona u vranë dhe më shumë se 100 demonstrues u ndaluan gjatë demonstratave, të cilat ishin skenë e ndërhyrjes së ashpër të policisë.

Pashinyan mbështeti përkrahësit e Petrosyan gjatë demonstratave të quajtura “ngjarjet e 1 marsit” dhe madje udhëhoqi demonstratat. Pasi policia shtypi incidentin, një urdhër kërkimi u lëshua kundër Pashinyan për vrasje dhe kaos masiv. Pashinyan u zhduk për një kohë. Në qershor të vitit 2009, Pashinyan , i cili pushoi së fshehuri, u lirua me amnisti që doli për disa të dënuar politikë dy vjet më vonë.

Në vitin 2017, partia e Pashinyan fitoi 21 për qind të votave në zgjedhjet lokale në Jerevan dhe mbeti e dyta pas Partisë Republikane të Sargsyan, e cila kishte fituar 71 përqind.

Ndërkaq, pas demonstratave në prill, Pashinyan rriti fuqinë e tij në shtator të vitit 2018, kurse në zgjedhjet për kryetar bashkie në Jerevan, kanidati i aleancës së tij mori 81 përqind të votave.

Nikol Pashinyan është përshkruar nga shumë shkencëtarë dhe analistë politikë si “liberal”, por gjithashtu theksohet se ai ushqehet edhe nga pikëpamjet e majta dhe ideologjitë nacionaliste. Nga ana tjetër, vetë Pashinyan nuk përfshihet në asnjë nga këto përshkrime dhe argumenton se ai është i pavarur nga ideologjitë.

Në mesin e retorikave politike të Pashinyan kryesojnë premtimet si përfundimi i “oligarkisë politike”, marrja e qeverisjes së vendit nga “grupet e rrënjosura”, luftimi i korrupsionit, korrigjimi i ekuilibrit të të ardhurave duke bërë reforma ekonomike, çlirimi i politikës nga ndikimi i biznesmenëve të pasur dhe prurja e më shumë demokracie dhe lirie në Armeni.

– Balancë në politikën e jashtme

Nikol Pashinian ka pasur retorika kundrejt politikës së brendshme që e sollën në pushtet, por ai nuk ka ofruar politika që tërheqin vëmendje ndaj marrëdhënieve të jashtme të vendit të tij.

Pashinyan, i cili ka premtuar ndryshim në vendin e tij, në politikën e jashtme, në vend të ndryshimit, kërkon vazhdimin e politikave të ndjekura në të kaluarën.

Si një pjesë e vjetër e Bashkimit Sovjetik, Pashinyan thekson se marrëdhëniet e mira me Rusinë duhet të vazhdojnë në mënyrë tradicionale. Në fakt, tri ditë përpara zgjedhjeve ai ishte në Rusi për të marrë pjesë në takimin e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, në të cilën vendi i tij është anëtar dhe të cilin e kryeson Rusia. Fakti që Rusia ka baza ushtarake në Armeni vërteton edhe dimensionin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Përveç kësaj, prania e rreth tre milion armenëve që jetojnë në Rusi është një nga faktorët që ndikojnë marrëdhëniet e Pashinyan me Rusinë. Për më tepër, gjithnjë e më shumë armenë, veçanërisht popullata e moshës re, theksohet se shkojnë në Rusi për shkak të papunësinë në Armeni.

Gjithashtu, Pashinyan mbron zhvillimin e “marrëdhënieve më të mira” me Perëndimin. Disa organizata mediatike që mbështesin Pashinyanin, mbështeten nga BE, SHBA dhe disa vende evropiane.

Sipas disa analistëve politikë, pjesëmarrja e Pashinyan në Samitin e NATO-s në muajin korrik dhe zhvillimet si vizita e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare John Bolton në Armeni në muajin tetor, japin disa të dhëna për të ardhmen e marrëdhënieve të administratës së re armene me Perëndimin.

Gjatë vizitës së Bolton, Pashinyan ishte shprehur: “Ata kanë një shans të vërtetë për të forcuar marrëdhëniet Armeni-SHBA dhe janë gati ta përdorin këtë shans”. Pashinyan, i cili gjithashtu ka dhënë një dritë jeshile për të blerë armë nga Shtetet e Bashkuara, ka thënë ndër të tjera se “Ne do ta vlerësojmë këtë nëse SHBA ofron një ofertë të favorshme”.

Vetë Pashinyan thekson se ai nuk është mbështetës i Rusisë, BE-së apo SHBA-së. Por, analistët politikë që ndjekin Pashinyan theksojnë se ai do të përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me Perëndimin pa prishur balancat me Rusinë, por se është e vështirë për të arritur këtë balancë dhe se Moska e “ndjek” nga afër Armeninë.

– Pikëpamja për Karabakun dhe Turqinë

Para ardhjes në postin e kryeministrit në muajin maj, Nikol Pashinyan bëri vizitën e tij të parë në Lartësirat e Karabakut, territor i Azerbajxhanit i pushtuar nga Armenia, duke treguar se çfarë pikëpamje ka lideri armen për këtë rajon.

Në lidhje me daljen e Armanisë nga Karabaku, Pashinyan në këtë vizitë kishte argumentuar se kushtet e Turqisë janë të palogjikshme. Politika e Pashinyan për këtë çështje nuk pritet të ndryshojë.

Gjithashtu, në mesin e parashikimeve në politikat e jashtme të Pashinyan është se ai nuk do të hedhë hap për normalizimin e marrëdhënieve me Turqinë. Lideri i ri i Armenisë është shprehur: “Ne do të vazhdojmë të mbajmë pozitën tonë dhe pa asnjë kusht (me Turqinë) jemi të gatshëm për të formuar marrëdhënie. Por në të njëjtën kohë jemi të vendosur për njohjen ndërkombëtare të gjenocidit armen”.

Siç theksohet, me këtë retorikë nuk do të jetë i mundur normalizimi me Turqinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit