16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ankohen banorët e një fshati në Kaçanik: Udha e re po na e çan tokën (Video)

Më të lexuarat

Një punë që po bëhet nëpër fshatrat e Kaçanikut, po del se po ju shkakton dëme banorëve.

Në fshatin Kovaqec janë ankuar se kamionët e kompanisë Bechtel & Enka, që po ndërtojnë autostradën, e kanë dëmtuar rrugën dhe tokën përreth shtëpive të tyre, njofton Klan Kosova.

Ankesën e banorëve e kanë pranuar në Ministrinë e Infrastrukturës, ndërsa Shefi i Kabinetit, Argjend Zejnaj, ka thënë se kanë kërkuar një raport më të detajuar për ta parë se a janë të rrezikuar banorët apo jo, dhe se a duhet ndërhyrë apo jo.

Ndërsa kompania Bechtel & Enka ka thënë se nuk është fajtore për këto plasaritje të tokës.

Zëdhënësja e kompanisë Bechtel & Enka, Ela Ruci, ka thënë se kjo ka ndodhur si pasojë e shiut, dhe se gjendja nuk është alarmante siç po pretendojnë banorët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit