5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Amerika duhet ta njohë dhe ta kuptojë Islamin, sepse është feja e vetme që ka zgjidhjen e problemeve të racizmit

Më të lexuarat

Më datën 21 shkurt 1965, është vrarë Malcolmi X, një nga misionarët më të famshëm islamikë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jetën e filloi si pastrues i këpucëve, pastaj si kamerier, përkatësisht larës enësh në një restorant, pastaj e kreu një vepër penale e cila e çoi në burg, kurse në burg u bë njeri vërtetë lirë – u bë musliman.

Ai nga burgu doli krejtësisht ndryshe. Ish pastruesi i këpucëve u bë misionari më i spikatur i Islamit dhe anti-racizmit në Amerikë. Kjo është madhësia e Islamit, mbinatyrshmëria e të cilit përsëri erdhi në shprehje. Feja e cila i transformoi barinjtë e Gadishullit arabik në ndërtues të civilizimit dhe pushtues të dy perandorive të mëdha, e ndryshoi rrënjësisht jetën e Malcolmit X.

Në udhëtimin e tij për në haxh, Malcolmi shkroi: “Gjatë gjithë jetës sime, kurrë nuk kam parë miqësi më të sinqertë mes njerëzve të të gjitha ngjyrave dhe racave. Amerika duhet ta njohë dhe ta kuptojë Islamin, sepse është feja e vetme që ka zgjidhjen e problemeve të racizmit.”

Edhe pse nuk ishte shkrimtar, ai la pas vetes mendime dhe ide të cilat e mbajnë të gjallë dhe konfirmojnë se idetë jetojnë më shumë se njerëzit.

Këtu janë disa nga mendimet dhe shprehjet e tij:

– Hapi i parë drejt suksesit qëndron në refuzimin tuaj për t’ju dorëzuar rrethanave të jetës.

– Besimi është si njeriu, me vite zhvillohet dhe rritet, ndërsa për një sekondë vdes.

– Kërkimfalja nuk ka asnjë vlerë, kur të njëjtat gabime përsëriten çdo herë.

– Nuk bëhet jeta më e lehtë, por ti bëhesh më i fortë.

– Nëse nuk e zotëroni me aftësinë e injorimit, do të humbni shumë, dhe gjëja e parë që do të humbni është shëndeti juaj.

– Zhgënjimi i parë është i dhimbshëm, kurse zhgënjimet e tjera janë vetëm mësime për forcimin e personalitetit.

– Distanca të cilën e mbajmë midis nesh dhe disa njerëzve, nuk do të thotë kotësi dhe përbuzje, por dëshirë për ta ruajtur respektin.

– E vërteta është me të shtypurit.

– Budallai më i madh është ai që i lë fëmijët e tij te armiku për t’i mësuar.

Edhem Sherkavi;

Përktheu: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit