10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Allahu i pranon lutjet për prindërit

Më të lexuarat

Kjo më ka ndodhur mua ditën e parë të ramazanit. Babai im pati një sulm në zemër, në ‎xhami. Ata e çuan në spital dhe unë nxitova të shkoja atje sa më shpejt. Kur mbërrita, ‎shikova babanë tim, ishte aq i bukur, edhe pse ishte plak. Ai ishte njeriu (burri) që u ‎kujdes për mua, mi ndërroi pelenat kur isha fëmijë. Ai më çoi në shkollë, u kujdes për ‎mua në mënyrën më të mirë të mundshme, mi plotësoi të gjitha dëshirat e mia fëmijërore. ‎Mirëpo, atë ditë e kuptova se unë isha një vajzë e tmerrshme! ‎

Atëherë i bëra lutje Allahut të Madhëruar dhe i thashë: “O Allah, të lutem zgjatja jetën e tij, ‎në mënyrë që unë t’ia kthej mirësinë që ai më ka bërë mua!” ‎

Dhe Allahu i Madhëruar ma pranoi lutjen, babai im, me vullnetin e Allahut u zgjua. Jetoi ‎edhe katër muaj të tjerë. Gjatë këtyre katër muajve të jetës së tij, unë u përpoqa të bëja për ‎të sa më shumë që ishte e mundur. Unë gatova për të, ia pastrova banesën, e çova te ‎mjeku, i plotësova çdo dëshirë të tij, të gjitha ia plotësova.‎

Mirëpo, pas katër muajsh, kuptova, subhanallah, se babait tim jeta iu vështirësua shumë. ‎Nuk mund të shkonte vetë në banjë, madje as nuk mund të merrte frymë vetë, pa ‎ndihmën e pajisjes. Megjithëse isha e lumtur që ishte gjallë dhe ishte me mua, më vinte ‎keq për të që të jetonte, dhe të vuante aq shumë. ‎

Atëherë i ngrita duart përsëri dhe iu luta Allahut të Plotfuqishëm: “O Allah, unë të lutem ‎që babai im të largohet nga kjo botë duke në gjendje të nënshtrimit ndaj Teje.”‎

Katër muaj më vonë, erdhi dita e xhumasë, e premte. Atë e dërguan në xhuma, kurse pas ‎saj, e sollën në shtëpi familjarët dhe miqtë. Babai im dukej shumë mirë, sikur të ishte ‎plotësisht i shëndoshë, nuk i mungonte asgjë. E kaloi tërë ditën në rrethin e familjes dhe ‎miqve. Kur deshën ta falin namazin e jacisë, ai kërkoi falje dhe tha se ishte mjaftë i ‎lodhur. Unë çova në katin e lart në dhomën e tij. Dhe nuk kishin kaluar as pesë minuta ‎nga ajo kohë, unë fillova të bërtas dhe i thirra të gjithë të vinin shpejt lart. Dhe, të gjithë ‎erdhën shpejt lart në dhomën e tij.‎

Dhe imagjinoni, se po hyni në dhomë, dhe në atë dhomë është i shtrirë babai juaj, trupi i ‎të cilit po braktiset nga shpirti i tij. Sytë e tij ishin të hapur, kurse shpirti i tij po largohej nga ‎trupi. Derisa po ndodhte e gjithë kjo, ai thoshte: “Ne të gjithë jemi të Allahut dhe tek Ai ‎do të kthehemi…” dhe këtë vazhdonte ta përsëriste … Ai vdiq me këto fjalë në buzët e tij.‎

YouTube Kanal –The Merciful Servant; https://orizarenews.com//‎

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit