14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Afganistan, Ghani u ofron talebanëve hapjen e zyrave në të gjitha qytetet e mëdha

Më të lexuarat

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani i ka ofruar lëvizjes talebane që të hapin përfaqësitë e tyre në të gjitha qytetet e mëdha,.

“Nëse talebanët duan të hyjnë në bisedime paqësore atëherë le të hapin zyrat e tyre në Kabul, Kandahar, Nangarhar dhe qytete tjera të mëdha”, ka thënë Ghani gjatë vizitës në Nangarhar.

Duke theksuar së është i gatshëm për çdo sakrificë për vendosjen e paqes afatgjate në Afganistan, Ghani tha se lufta është drejt përfundimit dhe se paqja është në prag.

“Talebanët mund lirisht të vijnë në Kabul për bisedime, do t’iu ofrojmë zyra dhe siguri. Ky vend nuk mund të drejtohet me urdhra të vendeve tjera”, ka thënë Ghani.

Ai tha se populli i Afganistanit më së shumti dëshiron paqen.

Afganistani për më shumë se dy dekada është arenë e një krize të thellë politike dhe të sigurisë e cila me një hov të njëjtë vazhdon edhe këtë vit.

Presidenti afgan, Ghani, në Forumin e fundit ekonomik botëror në Davos tha se nga viti 2014 në Afganistan jetën e kanë humbur të paktën 45 mijë ushtarë dhe policë afganë.(AA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit