8.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Abelard Tahiri del para Speciales, ftohen edhe 6 persona

Më të lexuarat

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në cilësinë e dëshmitarit u përball të martën me Prokurorinë e Specializuar, me seli në Hagë.

Ndonëse dje nuk u deklarua për medie, ai kohë më parë kishte thënë se ardhja e ftesës nga Specialja për të kishte qenë e pritshme, për shkak të paqartësive në komunikim që kishte me këtë organ gjatë kohës sa ishte ministër.

“Para dy jave kam marrë një ftesë nga Gjykata Speciale nga Prokurori i Dhomave të Specializuara, në cilësinë e dëshmitarit. Kjo ftesë për mua ka qenë e pritshme dhe nuk më ka ardhur si habi. Kemi pasur një komunikim intensiv gjatë këtij viti dhe e kam parë se do të ndodhë si rezultat i disa paqartësive rreth këtyre komunikimeve”, kishte thënë Tahiri./zeri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit