7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

A mund të bëj dua midis dy hytbeve të Xhumasë

Më të lexuarat

Shejh Ibn Uthejmin qe pyetur nëse ka dua apo dhikr të caktuar të cilën e thotë namazliu mes dy hutbeve të Xhumasë? Dhe a është transmetuar që hatibi në Xhuma të bëjë dua mes dy hutbeve, apo jo?

Përgjigje: Nuk ka ndonjë dhikr apo dua të veçantë, por personi mund të bëjë dua për çfarë të dojë, sepse kjo kohë është një kohë kur pranohet duaja. Pejgamberi(sal-lAllahu alejhi we selem) përmendi se: ”Në ditën e Xhumasë ka një çast me të cilin robi nuk përputhet ndërsa qëndron dhe lutet për ndonjë gjë veçse ajo do t’i jepet”.

Në Sahih Muslim, nga hadithi i Ebi Musës: ”Vërtet ajo (kohë) është mes kohës kur shfaqet imami (dmth pasi ai të ketë hyrë në xhami), derisa të kryhet namazi”.

Kjo është koha kur duatë pranohen. Personi duhet të shfrytëzojë rastin për t’u lutur mes dy hutbeve si të dojë për të mirat e dunjasë e të Ahiretit. Kjo vlen edhe sa i përket imamit: ai bën dua mes dy hutbeve, por në heshtje, lidhur me çështjet e dunjasë e të Ahiretit. Këtë e bën edhe gjatë namazit të Xhumasë, në sexhde; pasi të thotë dhikrin e përcjellë nga pejgamberi(sal-lAllahu alejhi we selem) , bën dua për çfarë të dojë. Po ashtu, ai, para selamit, bën dua në teshehud për çfarë të dojë, pasi të bëjë dua me atë që është përcjellë lidhur me çështjet për të cilat duhet bërë dua”.

Po ashtu shejhu thotë:
“Sa i përket bërjes së duasë në këtë kohë, kjo është e pëlqyeshme, meqë kjo kohë është kohë e përgjigjes në duatë. Pejgamberi(sal-lAllahu alejhi we selem) na ka informuar se, gjatë xhumasë, ka një çast gjatë të cilit robi musliman nuk i lutet Allahut veçse do t’i pranohet ajo. Dhe koha kur falet namazi është koha kur ka më së shumti mundësi të pranohet duaja, për shkak të asaj çfarë përcjellë Muslim nga Ebi Musa el-Eshari se pejgamberi(sal-lAllahu alejhi we selem) kishte thënë:”Ajo kohë është mes kohës kur shfaqet imami e deri të kryerja e namazit”. Bazuar në këtë, personi duhet të shfrytëzojë rastin dhe të bëjë dua mes dy hutbeve.

Sa i përket ngritjes së duarve gjatë kësaj, nuk di të ketë ndonjë problem lidhur me këtë, meqë parimi bazë lidhur me duanë është se prej etiketës së saj është ngritja e duarve. Pra, nëse personi ngrit duart, nuk ka problem në këtë; nëse falet pa i ngritur duart, as në këtë s’ka problem. Dhe kjo ka të bëjë me duan që bëhet mes dy hutbeve”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit