16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

A e dini sa shqiptarë do të jenë sonte në Izrael?

Më të lexuarat

Ndeshja e sotme në Izrael ndërmjet përfaqësueses vendëse dhe Shqipërisë pritet me mjaft interes.

Të dyja ekipet duket se do të luftojnë mes tyre për vendin e tretë në grup. Kuqezinjtë janë mundur në sfidën e parë në Elbasan, ndërsa sot kanë mundësinë që të fitojnë.

Në takimin e sotëm priten rreth 20 mijë tifozë, gjë që e ka lajmëruar vetë Federata Izraelite e Futbollit. Nga këta, rreth 300 do të jenë shqiptarë, në një kohë që afërsisht 100 jetojnë dhe punojnë në Izrael.

Në çdo ndeshje të Izraelit, qoftë në shtëpi, apo edhe në transfertë, masat e sigurisë janë aq të larta, saqë nuk bëjnë më përshtypje te vendësit, por më së shumti te kundërshtarët e skuadrës së shtetit hebre.

Edhe për ndeshjen sotme, Izrael-Shqipëri, që do të luhet në Haifa, masat janë ekstreme për tifozët vendës dhe ata shqiptarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit