7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

6. Të humba?

Më të lexuarat

Të humba?

Kaloj një javë që i dham fund lidhjes tonë, dhe sonte i mallkuari më ngacmon, e di se është nga ai kjo mërzi ngase logjika e shëndoshë Islame duhet të më bëj krenarë për këtë vendim megjithatë jam shum i mërzitur…

Të humba bukuroshe 
Të humba e dashur 
Të humba zemër 
Të humba shpirt …Tek sa loti del nga syri unë i kujtoj çastet e bukura me bukuroshen time… I Mallkuari më thotë: Pse veprove ashtu? E humbe përgjithmonë, shum gabove..! Zgjohem në këmbë, dal jasht shikoj hënën e plotë bukuroshe..! Nesër do të agjëroj, e kujtoj Xhenetin, e kujtoj Hyrinë – Megjithatë nuk humba asgjë! Kur jemi te humbja këto dit lexoja për fundin e Muslimanëve të Andaluzisë dhe kur delegati i krishterë pyet një Musliman të ri: Pse po qanë? e ai ja kthen: Po qajë ngase jam nda nga e dashura! Dhe delegati i krishterë kthehet dhe u tregon priftave se ka lajme të mira nga Andaluzia “Po ju vjen fundi dhe humbja Muslimanëve pasi paskan filluar të qajnë për gra”! Ki kujtim i ktij tregimi më dha forcë për ta falë Vitrin dhe të flej se përndryshe do të vuajsha deri në mëngjes!

(Vazhdon)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit