7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

“6.2 milionë eurot e vjedhura në bankë do përdoren për fushatë”

Më të lexuarat

Ndërkohë që në media po shtohen gjithmonë e më shumë spekulimet se Safet Gjici, prefekti i Kukësit, do të garojë për Bashkinë e Kamzës në emër të mazhorancës, ish- kryeministri Sali Berisha aludon se vjedhja e miliona eurove në Union Bank ka lidhje politike.
 
Fillimisht u tha se nga banka u vodh një sasi e vogël parash. Por më vonë u mësua se bëhej fjalë për miliona euro. Lehtësia me të cilën u vodh banka ka habitur shumëkënd. Rojet e sigurisë ishin nga firma e sigurisë Eurogjici, në pronësi të Safet Gjicit.
 
Në një intervistë për ABC, Berisha thotë se paratë do përdoren për fushatë.
 
“Çfarë ndodhi me bankën që ruante siguria e partisë? Çfarë ndodhi me 6.2 milionë euro, për të cilat u aludua se do të përdoreshin për fushatë… Sigurisht, jo unë, por nuk ka shqiptar që nuk aludon për këtë. Çfarë masash u morën për këtë? Bankën e ruante firma e partisë. Ke dëgjuar ti të jetë marrë ndonjë masë për këtë gjë? Ajo u harrua sikur humbi një zarf. Kjo është shumë e njohur,” thotë Berisha.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit