5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

42 viça të sëmurë nga Serbia po vinin në Shqipëri, bllokohen

Më të lexuarat

Në pikën kufitare të Morinës janë bllokuar 42 krerë viça të sëmurë, të cilët po vinin nga Serbia. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bollokoi viçat, pasi dyshohet se janë të prekur nga sëmundja e Dermatozës Nodulare. Viçat kishin destinacion tregun shqiptar dhe parashikohej të përfundonin në thertore. Mishi i këtyre kafshëve nuk duhet konsumuar nga njerëzit, pasi përbën rrezik për shëndetin.

Nga kontrollet e ushtruara më datë 17 Maj 2019 rezulton se ngarkesa me kafshë të gjalla të ardhura nga Serbia (42 krerë viça për therje) në Pikën e Inspektimit Kufitar në Morinë u kontrollua për përputhshmërinë me kërkesat ligjore për masa mbrojtëse ndaj sëmundjes së Dermatozës Nodulare, siç përcaktohen ne Urdhrin Nr. 526, date 20.10.2016. Referuar parashikimeve te këtij urdhri dhe në bashkëpunimi me shërbimin veterinar rajonal, AKU vendosi mbajtjen e këtyre kafshëve të gjalla në regjim karantinor (21 ditë) përpara se te futen në proces therje“, thuhet në njoftimin e AKU-së.

Simptomat e dermatozës nodulare të gjedhit janë rritja e temperaturës së kafshës dhe në sipërfaqen e lëkurës krijimi i një lloj nyjeje që përhapet në krejt trupin

Gjithashtu në pikën kufitare Hani i Hotit, janë bllokuar 24 ton kripë e adhur nga Austria dhe u kthyen në vendin e origjinës. Gjatë kontrollit të dokumentacionit ka rezultuar se certifikata e analizës dhe etiketa e produktit, paraqesin nivelin e jodit më të ulët se kufiri i lejuar, sipas përcaktimeve ligjore (nivel jo me të ulët se 40 mg jod dhe jo me të lartë se 60 mg jod për kg kripë).

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit