20 vjet nga sulmi ndaj KosovaPress-it dhe Kosovës së Lirë

0
33

Dy aeroplanë bombardues të pushtuesit Serb, më 27 mars 1999, morën në shënjestër selinë e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress dhe radion Kosova e Lirë në fshatin Berishë, në qendër të Kosovës.

Sulmi erdhi si hakmarrje të kundërsulmit vdekjeprurës ndaj ushtrisë serbe nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe NATO.

Si pasojë e këtij sulmi barbar, është vrarë, Elbasan Jakup Berisha, 16-vjeçar, ndërkohë që kanë marrë plagë dy prindërit e Elbasanit dhe gjashtë anëtarë të kësaj familjeje.

Dy aeroplanë të tipit “Mig 21”, në orën 08:20, kanë marrë në shënjestër lagjen e fshatit Berishë, ku ndodhej selia e Radios dhe e Agjencisë, dy institucionet informative të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Aeroplanët kanë zbrazur nga katër arka bomba të tipit kasetë, në një hapësirë prej 300 metra, nga shtëpia e Osman Berishës, Asllan Berishës e deri te shtëpia e Mehmet Berishës në një sipërfaqe.

Agjencia e Lajmeve KosovaPress dhe radio Kosova e Lirë filluan punën me 4 janar 1999 në territoret e lira dhe filluan të emitojnë lajme mbi luftën çlirimtare, arsye dhe e cila u bë pengesë e madhe për pushtuesin serb.