Ushtria izraelite u tërhoq nga qyteti Jenin këtë mëngjes, duke përfunduar operacionin e saj më të madh ushtarak në qytet në më shumë se 20 vjet
Zv/guvernatori i qytetit Jenin, Kamal Abu al-Rub, tha se pothuajse 80 për qind e shtëpive në qytetin palestinez Jenin kanë pësuar dëmtime nga operacioni i fundit ushtarak izraelit, raporton Anadolu.
Ushtria izraelite u tërhoq nga qyteti Jenin këtë mëngjes, duke përfunduar operacionin e saj më të madh ushtarak në qytet në më shumë se 20 vjet.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, të paktën 12 palestinezë u vranë dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën në ofensivë.
Bastisja izraelite, e cila filloi të hënën, ka lënë gjithashtu gjurmë të mëdha shkatërrimi në mbarë qytetin që ndodhet në Bregut Perëndimor të pushtuar.
“Shtëpitë dhe infrastruktura pësuan dëme të mëdha në ofensivë”, tha Kamal Abu al-Rub për Anadolu, duke shtuar: “Pothuajse 80% e shtëpive në kampin e refugjatëve Jenin u shkatërruan, u dëmtuan ose u dogjën.”
Në kampin e refugjatëve në Jenin ka rreth 1 mijë njësi banimi të banuara nga 15 mijë palestinezë.
Abu al-Rub tha se dhjetëra automjete dhe linja të shërbimeve u dëmtuan gjithashtu në sulmin izraelit.
Ofensiva izraelite ka shkaktuar reagime dhe dënime nga disa vende, duke përfshirë Türkiyen, Jordaninë, Egjiptin, Indonezinë dhe vende të tjera.