25.3 C
Pristina
Wednesday, June 26, 2024

Zyrtari amerikan: Kemi ndjekur nga afër referendumin, por nuk do të komentojmë

Më të lexuarat

“Nuk duam të japim vlerësim derisa të konfirmohen rezultatet dhe derisa të shpallen konkluzionet e para të OSBE-së”

WASHINGTON/STRAZBURG (AA) – Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se kanë ndjekur nga afër referendumin për ndryshime kushtetuese në Turqi porse ende nuk do të komentojnë në lidhje me të, raporton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit i cili ka kërkuar të ngelet anonim, ka theksuar pas një pyetjeje nga AA se kanë ndjekur nga afër rezultatet e referendumit për ndryshime kushtetuese në Turqi, duke shtuar se “Nuk duam të japim vlerësim derisa të konfirmohen rezultatet dhe derisa të shpallen konkluzionet e para të OSBE-së”.

Ndërkaq, pas shpalljes së rezultateve të para jozyrtare të referendumit në favor të ndryshimeve kushtetuese, në faqen e internetit të sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës Thorbjorn Jagland është publikuar deklaratë.

“Votuesit në Turqi votuan për ndryshime kushtetuese. Duke i marrë parasysh rezultatet e afërta, lidershipi i Turqisë duhet t’i mendojë me kujdes hapat e mëtutjeshëm”, është shprehur Jagland.

Në deklaratë po ashtu theksohet se janë mëse të rëndësishme pavarësia e gjyqësorit dhe sundimi i ligjit që bëjnë pjesë në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. “Këshilli i Evropës, në të cilin Turqia është anëtare e plotë, është i gatshëm ta mbështesë vendin në këtë proces”, thuhet në deklaratë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit