4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Zyrtarët serbë e kundërshtojnë zgjedhjen e Piculas si raportues të PE-së

Më të lexuarat

Kreu i Serbisë reagoi pasi eurodeputeti kroat Tonino Picula u emërua raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Serbinë.

yrtarët serbë e kundërshtojnë zgjedhjen e Piculas si raportues të PE-së / Photo: TRT Balkan

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ishte i pari i cili komentoi emërimin e Tonino Piculës si raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Serbinë, duke theksuar se Serbia (me këtë emërim) mori një mesazh të qartë nga Parlamenti Evropian.

“Nuk po nxitoj të komentoj dhe do të flasim me të dhe do të punojmë me të. Por, mesazhin e Parlamentit Evropian e kemi kuptuar mirë”, tha Vuçiq pas takimit trepalësh me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico dhe atë të Hungarisë Viktor Orban në Komarno, i cili u mbajt të martën.

Ai tha gjithashtu se problemi nuk është se Picula është kroat, por “në qëndrimet e tij”. Vuçiq gjithashtu theksoi se shumica e funksioneve të Parlamentit Evropian në lidhje me Serbinë kryhen nga estonezët.

“Ju e dini që Kaja Kalas është shefe i Sigurisë dhe Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian. Njeriu kryesor është Matija Masikas, gjithashtu nga Estonia. Tashmë janë dy prej tyre nga Estonia. A e dini kush është njeriu kryesor, raportuesi për të ashtuquajturën Kosovë në Parlamentin Evropian? Siç dëgjoj, një estonez do të emërohet sërish. A e dini kush është shefi i zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë? Shumë e çuditshme, do të pajtoheni, por ne kemi një kroat”, deklaroi Vuçiq.

Një reagim të ngjashëm ka pasur edhe kryetarja e Kuvendit Popullor të Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila përmes llogarisë së saj në X ka thënë: “Epo, urime, kuptuam gjithçka”, duke iu referuar “mesazheve të Parlamentit Evropian”.

Në një intervistë për RTL kroate, Picula iu referua reagimeve të lartpërmendura të lidershipit shtetëror serb, duke thënë: “Sigurisht që do të përpiqem të merrem me problemet, me çdo gjë që është negative, por sigurisht që nuk do të merrem me njerëz, pavarësisht se cilët janë ata dhe çfarë qëndrimi kanë ndaj meje. Do të përpiqem, mbi të gjitha, të komunikoj bazuar në fakte. Shpresoj në bashkëpunim të mirë, por jam gjithmonë gati për situata të ndryshme”.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit