0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Zyrtaren e përjashtuar nga ish Ministri për arsye të vjedhjes, Nagavci e angazhon si autore të librave për Edukatën Seksuale

Më të lexuarat

Igballe Cakaj, ish udhëheqëse e Divizionit për zhvillim profesional të mësimdhënësve në MAShT ishte përjashtuar nga Ministria për shkak të vjedhjeve që kishte bërë në Bruksel gjatë një udhëtimi zyrtar bashkë me ish-ministrin. Të njejtën zyrtare, ministria Nagavci e ri-angazhon në kuadër të Ministrisë dhe një nga punët e saja në Ministrinë e Arsimit ishte edhe hartimi i librave për edukatën seksuale. Se ç’mund tu mësojë fëmijëve një hajdute… përveç hajdutërisë VV e ka angazhuar t’ua mësoj edhe amoralitetin.

Kur e imagjinon se e njëjta ka qenë udhëheqëse e divizionit për të zhvilluar profesionalisht mësimdhënësit e Kosovës, e kupton arsyen e degradimit të arsimit dhe të mësimdhënies.

Lajmin e saj për largime  gjeni më poshtë:

Ish Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës zyrtares së lartë Igballe Cakaj, e cila u akuzua të ketë vjedhur në një qendër tregtare në Bruksel në muajin qershor.

Lajmin e kishte konfirmar zëdhënësi i Ministrisë, Valmir Gashi. Sipas Gashit, vendimi është marrë nga sekretari i MAShT-it.

“Në lidhje me znj. Cakaj, komisioni disiplinor ka nxjerrë vendim që të largohet nga puna, dhe sigurisht që kjo nënkupton edhe ndërprerje nga çdo angazhim tjetër në kuadër të MAShT-it. Vendimin për të e ka marrë sekretari i Ministrisë, Ekrem Kastrati”, ka deklaruar zëdhënësi.

Në vendim thuhet se udhëheqëses së Divizionit për zhvillim profesional të mësimdhënësve në MAShT i shqiptohet masa disiplinore: Ndërprerja e marrëdhënies së punës në shërbimin civil.

Pasi kishte dëgjuar deklaratën me gojë të Cakajt, Komisioni Disiplinor kishte ardhur në përfundim se provat e ofruara si dyshime për vjedhje apo tentim për vjedhje në lokalin në Bruksel në bazë të fakteve rezultojnë të vërteta.

Prandaj, Komisioni kishte rekomanduar ndërprerjen e marrëdhënies së punës për Igballe Cakajn.

Rasti për të cilin dyshohet tashmë ish-zyrtarja e lartë ka ndodhur në fund të qershorit.

Igballe Cakaj ishte pjesë e delegacionit të MAShT-it në takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor. Në këtë delegacion ishte edhe vetë ministri Shyqiri Bytyqi.

Igballe Cakaj nuk ka shprehur gatishmëri të flasë për largimin e saj nga puna.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit