Josep Bartomeu është zgjedhur president i ri i Barcelonës.
Josep Bartomeu ka fituar zgjedhjet për president të Barcelonës, pasi ka mposhtur ish presidentin Juan Laport.
Lajmi është konfirmuar nga TV3, e cila ka publikuar rezultatet e para, ku Bartomeu prin bindshëm në vendin e parë.
Bartomeu po udhëheq me 49.6 për qind, i ndjekur nga Laporta me 36.6, Benedito me 7.8 dhe Freixa me 4.8 për qind.