Për 3 muaj zyra e ish kryeministrit Hashim Thaçi kishte porositur ushqime të ndryshme e të cilat ishin paguar me para të shtetit.
KALLXO.com ka bërë llogaritjen e tri faturave të zyrës së Thaçit për 3 muaj.Brenda muajve maj 2011, korrik 2011 dhe janar 2012 janë paguar 379 biftekë, 797 sallata të ndryshme, 271 file pule e 53 faita të pulës me tortill.Në total për këto 3 muaj dhe vetëm për këto 4 lloje të ushqimit ishin shpenzuar 4 mijë e 5 euro para tw shtetit.
Në total për 3 muaj ishin paguar vetëm për sallata 1 mijë e 612 euro e 30 cent.Në total për 3 muaj vetëm për biftekë ishin paguar 1 mijë e 587 e 80 cent.Për 3 muaj për file të pulës ishin paguar 614 euro.Ndërsa për faita të pulës me tortill për këto muaj ishin shpenzuar 191 euro.Sallatat në muajin maj dhe në muajin korrik të 2011 janë të porositura në numër të njëjtë, 288 copa.288 sallat e porositura për muajin maj i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 639 euro e 30 cent.
Në muajin maj zyra e Thaçit kishte porositur 163 biftekë. Çmimet e biftekëve në byfenë e Qeverisë në atë kohë ishte 5 euro 20 cent dhe një lloj i biftekëve kishte çmimin 5 euro e 70 cent.Këta 163 biftekë i kishin kushtuar buxhetit të shtetit 860 euro e 60 cent.Në maj të 2011 ishin porositur edhe 100 file pule që i kishin kushtuar shtetit 246 euro e 50 cent.Si dhe ishin porositur 22 faita të pulës me tortill që kishin kushtuar 99 euro.Në korrik të 2011 prapë shteti u shpenzua me 639 euro e 30 cent për 288 sallata të ndryshme.Ndërsa në këtë muaj u porositen vetëm 36 biftekë që kishin kushtuar 190 euro e 20 cent.58 file pule të porositura nga zyra e Hashim Thaçit në korrik të 2011 i kushtuar shtetit 141 euro dhe 12 faita të pulës me tortill që kushtuan 54 euro.
Ndërsa në janar të 2012, çmimet e ushqimeve në byfenë e Qeverisë kishte rënë.Për 179 biftekë ishin harxhuar 537 euro, ndërsa për 221 sallata ishin shpenzuar 333 euro e 70 cent.
Për 113 file të pulës, zyra e Thaçit kishte paguar 226 euro, të gjitha këto nga kuleta e shtetit.Ndërsa për 19 faita të pulës me tortill ishin shpenzuar 38 euro.Në total për këto 3 muaj dhe vetëm për këto 4 lloje të ushqimit ishin shpenzuar 4 mijë e 5 euro.