-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zyra e BE-së në Kosovë mirëpret rihapjen e terminalit doganor në Trepçë

Më të lexuarat

Pas shtatë vitesh, dje është rihapur terminali doganor i Trepçës në Mitrovicë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në vitin 2014 padrejtësisht Trepçës i është privuar kjo hapësirë.

Lajmi është mirëpritur edhe nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

“Përurimi i terminalit publik doganor të Trepçës është një shembull i mirë i përparimit që po bënë Kosova”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë  thotë se në raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën kapitulli i doganave është ndër rekomandimet kryesore.

“Po ashtu kjo çështje është një hap i rëndësishëm në rrugën evropiane të Kosovës”, ka shkruar tutje Szunyog.

Edhe drejtori i Trepçës Agron Llugaliu  ka thënë se çështja e Doganës së Trepçës adreson edhe një problem me vite që është përsëritur si sfidë e të bërit biznes në raportin e Progresit të Komisionit Evropian./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit